Urime sheshin e ri "Karagjorgje Petroviq"! (Video)
Lokale

Urime sheshin e ri "Karagjorgje Petroviq"! (Video)

08.May.2015 16:15
0

I filluar me një muaj vonesë dhe i përfunduar duke thyer të gjitha afatet e deklaruara në fillim, më në fund është bërë përurimi i sheshit kryesor në Bujanoc, "Karagjorgje Petroviq".

Kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi së bashku me kryetarin e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, zyrtarisht të premten kanë hapur sheshin e Bujanocit, pas tetë muaj vonesë në rindërtimin e tij.

Në prezencë të qytetarëve, përfaqësuesve të Trupit Koordinues, punëtorëve të administratës komunale, u bë prerja e shiritit për projektin që kushtoi mbi 550 mijë euro, mjete të cilat në fillim ishte deklaruar se u ndanë nga buxheti i komunës dhe Trupit Koordinues.

“Shfrytëzojë rastin ta falënderojë, para së gjithash Trupin Koordinues, sepse këtë investim e ka bërë qind për qind, ne me buxhetin e komunës vetëm kemi ndarë mjete sa i përket ndërrimit ujësjellësit dhe kanalizimit, kurse investimi është nga Trupi Koordinues”, ka thënë Arifi me rastin e përurimit të sheshit “Karagjorgje Petroviq”.

Kryetari i komunës, i cili dikur krenohej me nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e sheshit në Bujanoc, që nga buxheti i taksapaguesve të Bujanocit ishin paraparë të paguhet 35 milion dinarë, sot për habi, në hapje mohonte këtë fakt të 12 qershorit të vitit të kaluar, për të cilin deri ditën e sotme nuk kishte dhënë llogari para qytetarëve për këtë “ndryshim”.

>>Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e sheshit “Karagjorgje Petroviq”

Përndryshe, edhe kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, deklaroi në hapje se investimi në shesh është bërë nga ky organ.

“Shfrytëzojë rastin që qytetarëve të Komunës së Bujanocit t’ia urojë ditën e komunës, gjithashtu edhe kryetarit. Me këtë rast po e hapim sheshin të cilin e ka financuar Trupi Koordinues në shumë prej 65.8 milion dinarë”, u shpreh Stankoviq, me shpresën se sheshi do të shërbejë për afrimin e qytetarëve.

Në hapjen zyrtare të sheshit kryesor në Bujanoc nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e opozitës.

 

Planet dhe vonesat në ndërtimin e sheshit

Ndërtimi i sheshit "Karagjorgje Petroviq" me një hapësirë prej 7.000 metra katrorë është dashtë të fillojë në qershor të vitit 2014, mirëpo punimet nisën me një muaj vonesë.

Veç kësaj, vet kryetari Arifi, por edhe përfaqësuesi i kompanisë së kontraktuar për ndërtimin e sheshit, Valon Etemi nga “Saba Bellça”, kishin deklaruar se punimet do të kryheshin brenda 90 ditëve (tre muaj), që i bie në fund të shtatorit, mirëpo as kjo nuk u respektua.

Sheshi i ri, të cilit disa herë iu ndërruan pllakat e dëmtuara, që nga njohësit e kësaj fushe u vlerësuan si shumë të dobëta, u përfundua pas tetë muaj, që mund të thuhet se është një rekord sa i përket vonesave në ndërtimin e shesheve në rajon.

Sikur kjo të mos mjaftonte, sheshi "Karagjorgje Petroviq" mbetet i “padëshiruar” nga qytetarët, të cilët në anketat e portalit informativ Titulli.com nuk e kishin vlerësuar si prioritare investimin kaq kapital në pllaka betoni, por në rimëkëmbjen e ekonomisë, duke hapur fabrika dhe vende të reja të punës./Titulli.com/ 

VIDEO

 

Ministri Bajrami më 24 maj viziton Preshevën
Qytetarit nga Lugina i konfiskohen duhan, radiolidhje dhe mallra tjerë kontrabandues
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration